Deputetja e VV’së lajmërohet nga Berlini

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 16:09
Deputetja e VV’së lajmërohet nga Berlini

Deputetja e VV’së në Berlin bashkë me kolegë nga rajoni, i pranishëm edhe deputeti opozitar serb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ish-ministri gjerman për Evropë, Michal Roth, ka mbledhur përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth sfidat e përbashkëta dhe për një proces ambicioz të anëtarësimit të bazuar në demokraci, sundim të ligjit dhe pajtim.

Deputeti gjerman Roth në këtë takim ka ftuar në Berlin edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Mimi Kodhelin nga Shqipëria e Borko Stefanoviqin nga opozita serbe.

Në takim kanë qenë edhe përfaqësues të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, Arbër Ademi e Dariana Filipoviq.

Politikani gjerman ka thënë se “BE-ja s’do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor”.

(Kosova Sot Online)