Qeveria amerikane para mbylljes

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 16:46
Qeveria amerikane para mbylljes

Duke qenë se mbyllja e Qeverisë amerikane është vetëm pesë ditë larg, Kongresi po futet në krizë pasi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, përballet me pasiguri nga republikanët e ekstremit të djathtë, të cilët janë të vendosur për uljen e shpenzimeve, edhe nëse kjo nënkupton kufizimin e shërbimeve federale për miliona amerikanë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ligjvënësit rikthehen nga pushimi i fundjavës plot tensione, me mundësi të limituara dhe pa ndonjë rrugë të qartë përpara. Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta votojë të martën mbrëma një pako me projektligje për financimin e disa pjesëve të Qeverisë, por nuk është plotësisht e qartë nëse McCarthy e ka përkrahjen e nevojshme për të ecur përpara.

Ndërkohë, Senati, në përpjekje për ta shmangur mbylljen federale, është duke e përgatitur planin e vet dypartiak për një masë të përkohshme për të blerë kohë dhe për ta siguruar financimin e zyrave edhe pas afatit të fundit këtë të shtune, derisa puna në Kongres vazhdon.

Por, planet për ndihma shtesë për Ukrainën kanë hasur në telashe, pasi një numër i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, po e kundërshtojnë shpenzimin shtesë për luftën në Ukrainë.


(Kosova Sot Online)