Fehlinger del me propozim: Kosova dhe BE ta shpallin organizatë terroriste Listën Srpksa

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 16:50
Fehlinger del me propozim: Kosova dhe BE ta shpallin organizatë terroriste Listën Srpksa

Kosova dhe BE-ja ta shpallin Listën Srpska organizatë terroriste pas publikimit të pamjeve nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se aty shihet që pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës ishte edhe nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radojiçiq, ka propozuar kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që të shpallin Listën Srpska organizatë terroriste”, ka shkruar ai në X.

Disa pamje nga manastiri i Banjskës ku shkuan terroristët pasi sulmuan Policinë e Kosovës ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku, i ka publikuar Sveçla, duke fokusuar njërin prej tyre, për të cilin tha se është Radojiçiq.


(Kosova Sot Online)