Vulin shfaqet në Lindjen e Mesme

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 13:54
Vulin shfaqet në Lindjen e Mesme

Drejtori i BIA-së serbe, Aleksandër Vulin ndodhet në Jerusalem, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mediumit serb, Vulin është duke qëndruar për pelegrinazh në Jerusale.

Burimet e Nova.rs tregojnë se ai ndodhet në Kishën e Varrit të Shenjtë, i shoqëruar nga sigurimi i tij. 

“Ata i ndaluan të gjithë pelegrinët që ai të hynte përmes linjës”. Ka qenë rreth 20 minuta aty dhe është larguar”, shpjegon bashkëbiseduesi mediumit serb.

Vizita e Vulinit në Jerusalem ka ndodhur tri ditë pasi një grup i organizuar terrorist serb vrau një polic të Kosovës. Bëhet fjalë për rreshterin Afrim Bunjaku. 

Në ndërkohë gjatë të shtënave me armë nga Policia e Kosovës, u vranë edhe tre terroristë të këtij grupi. 

E ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla publikoi sot fotografinë e njërit prej terroristëve të vrarë e që tha se është roje e Vulinit.

Bëhet fjalë për Bojan Mijailoviq.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka thënë Sveçla. 

(Kosova Sot Online)