Familjen e heroit Afrim Bunjaku e ngushëllojnë Kurti dhe Konjufca

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 22:55
Familjen e heroit Afrim Bunjaku e ngushëllojnë Kurti dhe Konjufca

Sot në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të Policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë,, ishin në vizitë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kabinetet e tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku. “Vepra e tij dhe përkushtimi ndaj atdheut, do të jetë gjithmonë në mendjet e zemrat tona”.

“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi Kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.​

(Kosova Sot Online)