Përfundon seanca e Kuvendit në mungesë të kuorumit

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 16:30
Përfundon seanca e Kuvendit në mungesë të kuorumit

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit në vendimmarrje për të votuar projektligjet dhe pikat të tjera të rendit të ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kuvendi dështoi të zgjedhë Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi asnjëri nga kandidatët nuk morën votat e nevojshme dhe konkursi pritet të përsëritet.

Gjatë kësaj seance, Kuvendi dështoi t’i miratoi edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)