Vjen reagimi nga Thaçi: Edi Rama nuk e njeh mirë Serbinë

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 21:50
Vjen reagimi nga Thaçi: Edi Rama nuk e njeh mirë Serbinë

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, nuk e njeh mirë Serbinë dhe politikën e saj, ka deklaruar analisti Jusuf Thaçi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se Shqipëria nuk duhet të jetë neutrale, por duhet ta ketë qëndrimin të cilin e ka Kosova në raport me Serbinë.

”Qartazi kryeministri Rama nuk e ka ndjeshmërinë që e kemi ne shqiptarët e Kosovës në raport me Serbinë. Nuk i njeh as nga afër, Serbinë e qëndrimet e Serbisë sa me i ditë me i marrë qëndrimt e duhura në raport me Serbinë“, ka thënë Thaçi.

Përmendi edhe rastin e ”Open Balkan“, ku kryemnistri shqiptar, Edi Rama kishte insituar në të, përkundër se Kosova ia numëronte arsyejet pse nuk mund të jetë pjesë e asaj nisme rajonale. 

(Kosova Sot Online)