Kjo pjesë e magjistrales Podujevë- Prishtinë mbyllet për disa orë

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 09:02
Kjo pjesë e magjistrales Podujevë- Prishtinë mbyllet për disa orë

Sot do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin ” Llugë” të Podujevës, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se dalja për Prishtinë në Albanik do të mbyllet në orën 08:00, ashtu që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë.

(Kosova Sot Online)