Ky shtet del në mbështetje të Hamasit

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 15:41
Ky shtet del në mbështetje të Hamasit

Presidenti iranian Ebrahim Raisi raportohet se ka mbajtur komunikime me liderët e grupeve militante palestineze Hamas dhe Xhihadit Islamik pas zhvillimeve të fundit në Izrael, raportojnë mediat shtetërore në Iran, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Megjithatë nuk është e qartë se për çfarë ka diskutuar Raisit me dy zyrtarët palestinezë, të cilët kanë drejtuar sulmet e armatosura ndaj izraelitëve gjatë ditëve të fundit.

Hamasi mbështetet nga Irani, i cili e ka financuar atë masivisht dhe i ka ofruar armatime, municione dhe trajnime.

(Kosova Sot Online)