Hamasi lëshon sërish raketa, dëgjohen sirenat në të gjithë Jerusalemin

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 16:34
Hamasi lëshon sërish raketa, dëgjohen sirenat në të gjithë Jerusalemin

Krahu i armatosur i Hamasit ka konfirmuar se ka lëshuar raketa drejt Jerusalemit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hamasi tha se lëshoi raketa në përgjigje të bombardimeve të ushtrisë izraelite.

CNN, ashtu si The Guardian raportuan para pak çastesh se “sirenat po dëgjohen tani në të gjithë Jerusalemin”.

Ekipet e CNN në Jerusalem dëgjuan një seri shpërthimesh menjëherë pasi u aktivizuan sirenat.

Luftimet po vazhdojnë, ndërkohë që raportohet për të paktën 800 izraelitë të vrarë deri më tani, dhe 2,400 të plagosur.

(Kosova Sot Online)