OKB dënon sulmet e Hamasit

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 20:00
OKB dënon sulmet e Hamasit

OKB- ja mban një qëndrim të qartë kundër sulmeve të Hamasit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi se asgjë “nuk mund të justifikojë aktet terroriste”.

“I njoh ankesat e palestinezëve. Por asgjë nuk i justifikon këto akte terrorizmi dhe vrasjen, gjymtimin dhe rrëmbimin e civilëve” tha nga Nju Jorku, Guterres.

“Unë përsëris thirrjen time për një ngrirje të këtyre sulmeve dhe lirimin e të gjithë pengjeve,” shtoi ai.


Ai vuri në dukje se OKB-ja kishte marrë raporte për sulme izraelite që goditën objektet shëndetësore brenda Gazës, si dhe komplekset e banimit dhe një xhami.

Ai shtoi se është i shqetësuar pas njoftimit se Izraeli do të fillojë rrethimin e Rripit të Gazës.

Guterres paralajmëroi gjithashtu mundësinë e një zgjerimi të dhunës në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

“Është koha për t’i dhënë fund këtij rrethi vicioz gjakderdhjeje, urrejtjeje dhe polarizimi,” shtoi ai, ndërsa bëri thirrje për paqe të negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve


(Kosova Sot Online)