
Plagoset një person në Prizren

Sot në Prizren, raportohet se një person është plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.
Ai bëri të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Rasti ka ndodhur në rrugën tranzitore. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren”, deklaroi Gashi.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë.
(Kosova Sot Online)