Hill për implementimin e marrëveshjes: Elementet e duhura janë në tavolinë

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 14:46
Hill për implementimin e marrëveshjes: Elementet e duhura janë në tavolinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka thënë se zgjidhja për raportet Kosovës Serbisë duhet të jetë politike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Negociatori i BE’së, Miroslav Lajçak, ka sjellë elementet e duhura në tavolinën e negociatave.

“Duhet të ulemi dhe të gjejmë atë që është e drejtë. Mendoj se negociatori (Lajcak) ka sjellë diçka mjaftë të mirë, që është një lloj statusi për serbët në Veri, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në këmbim të një ndërkombëtarëzimi më të madh për Kosovën. Mendoj se të dyja palëve u nevojitet kjo. Mendoj se këto janë elementet e duhura në tavolinë. Mund të sillen edhe elemente tjera por tani për tani kjo është rruga e duhur për të ecur dhe shpresoj se mund t’ia dalim” ka thënë Hill.

(Kosova Sot Online)