Hakerat godasin disa institucione

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 21:17
Hakerat godasin disa institucione

Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një burim nga SHISH tha për tch se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web.

I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

Mësohet se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse.

Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.”

Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit.

(Kosova Sot Online)