Vuçiq dhe Putin bëhen bashkë në Kinë

  • a.p /
  • 16 October 2023 - 16:06
Vuçiq dhe Putin bëhen bashkë në Kinë

Ajo që ra në sy në pritjen e sotme të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ishte mungesa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Serbia kishte vendosur të përfaqësohej me kryeministren Ana Brnabiç në këtë takim të rëndësishëm të Procesit të Berlinit, ku do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit.

Kjo pasi, presidenti Vuçiq ka udhëtuar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në forumin e tretë “Brez dhe Rrugë”. Sipas mediave ndërkombëtare, në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësit nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme do të takohen në kryeqytetin kinez në kuadër të nismës që parashikon investime infrastrukturore në vende në zhvillim.

(Kosova Sot Online)