Ja se si do të jetë moti për sot

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 07:54
Ja se si do të jetë moti për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, me përjashtim në skajin verior ku mund të ketë vetëm riga, përcjell “Kosova Sot Online”.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C.

Reshjet pritet të fillojnë në orët e mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri vonë pasdite apo në mbrëmje, të cilat më intensive do të jenë në drejt zonës jugore, juglindore dhe lindore, ndërsa më të pakta në zonën veriore.

(Kosova Sot Online)