Lirohet nga paraburgimi mjeku nga Malisheva

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 22:30
Lirohet nga paraburgimi mjeku nga Malisheva

Në muajin gusht një 35-vjeçare dyshohet se vdiq pas një shërbimi stomatologjik që mori në një klinikë në Malishevë. Lidhur me këtë rast po qëndronte nën masën e paraburgimit stomatologu Xhavit Karaxha, lirimin e të cilit nga kjo masë e konfirmoi avokati i tij Besnik Berisha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Avokati Berisha në një postim në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se padrejtësia ndaj stomatologut “ka marë goditjen e fundit nga Gjykata Supreme”.

“Kjo gjykatë, duke aprovuar kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise se ushtruar nga studio jone, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha”, shkruan avokati Berisha.

Postimi i tij i plotë:

Lirohet nga masa e paraburgimit stomatologu Xhavit Karaxha.

Beteja kunder padrejtesise qe goditi stomatologun Xhavit Karaxha me mbajtjen e tij ne paraburgim per nje veprim qe nuk perben krim, mori goditjen e fundit nga Gjykata Supreme.

Kjo gjykate, duke aprovuar kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise se ushtruar nga studio jone, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha.

Aktgjykimi i Supremes vene ne pah kunderligjshmerine e caktimit dhe vazhdimit te mases se paraburgimit per z. Karaxha pa shkak ligjor.

Kjo pervec qe eshte shqetesuese, eshte edhe frikesuese. Kjo praktike e demshme dhe e keqe duhet te ndryshoj!

(Kosova Sot Online)