Eurodeputeti gjerman i reagon Sarrazinit: Je gabim, Lajçak, Borell e dhe Varhelyi e kanë humbur kredibilitetin në Kosovë
Eurodeputeti gjerman, Reihnard Butikofer, i ka reaguar emisarit gjerman, Manuel Sarrazin i cili ka shprehur qëndrimin e tij se s’ka nevojë për qasje të re sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Butikofer ka thënë se Sarrazin është në rrugën e gabuar.
Ndërsa, për Borellin dhe Lajçakun dhe Varhelyi ai tha se ata e kanë humbur kredibilitetin në Kosovë.
Sipas tij, vazhdimi i procesit të negociatave sikur s’ka ndodhur asgjë e çon procesin edhe më thellë në një qorrsokak.
“Gabim, Manuel Sarrazin! Ju jeni në rrugën e gabuar. Lajçak, Borrell dhe Varhelyi kanë humbur të gjithë kredibilitetin në Kosovë. Të vazhdosh me punën si zakonisht çon më thellë në një qorrsokak”, ka shkruar Butikofer.
Wrong, Manuel Sarrazin! You are on the wrong track. Lajčak, Borrell and Varhelyi have lost all credibility in Kosovo. To continue with business as usual leads deeper into a dead end. https://t.co/fqTtuYewSe
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 17, 2023
(Kosova Sot Online)
