Djali në Obiliq rrah prindërit e tij, arrestohet nga Policia

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 08:59
Djali në Obiliq rrah prindërit e tij, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar dje në Obiliq për dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 18.10.2023-18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)