Abdixhiku: Policia e Kosovës e ka kryer punën

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 20:38
Abdixhiku: Policia e Kosovës e ka kryer punën

"Si duket edhe pas provokimeve të Serbisë, presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk po ç’bëhet”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku tha se çështja e përballjes me Serbinë për Kosovën nuk është e re asnjëherë.

“Kjo çështje s’është e re asnjëherë. Këtë herë ka përmasa të sigurisë në formë të terrorizmit sepse faktet tani janë të qarta, Kosova s’ka strehuar terroristë dhe mbi të gjitha është e qartë me gjithë sasinë e armatimit që kemi një sulm të orkestruar. Në një përballje të tillë është e rëndësishme që Kosova të tregohet e matur dhe e vendosur”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)