Përparim Rama i bindur: Na duhet policia e kryeqytetit

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 12:22
Përparim Rama i bindur: Na duhet policia e kryeqytetit

Që të implementohet sa më shpejt Ligji për Kryeqytetin, këmbëngul kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Autoritetet komunale kërkesën e tyre e bazojnë në tensionet në veri, të cilat sipas tyre e zbehin prezencën dhe efikasitetin e Policisë në kryeqytet.

Rama tha se tash është më se i nevojshëm implementimi i këtij ligji që Policia e Kryeqytetit të merret me problemet në Prishtinë. Ai ka përmendur sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, duke thënë se i gjithë fokusi kishte shkuar atje, duke e lënë Prishtinën në rend të dytë.

“Ligji për kryeqytetin tashmë ekziston. Këtij ligji normalisht i duhen disa amendamente, mirëpo pika kyçe që mendoj që duhet ta shtyjmë përpara sa më shpejtë është me që ta kemi edhe Policinë e Kryeqytetit. Policia e Kryeqytetit është më se e nevojshme dhe na duhet neve për sundimin e ligjit edhe në relacion me trafikun, në relacion me ndërtimet, në relacion me të gjitha gjërat jo ligjore apo jo legale që ndodhin në hapësirat e kryeqytetit, në mënyrë që ta lëmë të lirë Policinë e Kosovës që të merret me gjëra të tjera madhore, si për shembull, e patëm problemin me terroristë në pjesën e veriut të Mitrovicës dhe ku normal që fokusi është atje dhe Prishtina mbetet dytësore. Në momentin kur ne e kemi Policinë e Kryeqytetit, atëherë kjo polici do jetë gjithë kohën 24h vetëm për kryeqytet pra do punonte vetëm për kryeqytet edhe po them është e mirë edhe për kryeqytetin edhe për qytetarë por është e mirë edhe për Policinë e Kosovës po them edhe për Ministrinë e Mbrojtjes pra është mëse e nevojshme edhe duhet ta shtyjmë përpara dhe ta kemi këtë polici të kryeqytetit”, u shpreh Rama për eo.

(Kosova Sot Online)