Sulmohen forcat ushtarake amerikane

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 18:40
Sulmohen forcat ushtarake amerikane

Një forcë ushtarake amerikane është sulmuar me dron, por nuk ka raportime për të lënduar, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy zyrtarë amerikanë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyrtarët, të cilët folën për Reuters në kushte anonimiteti, thanë se baza Al-Tanf, e vendosur pranë kufijve të Sirisë me Irakun dhe Jordaninë, ishte sulmuar.

Javët e fundit, sulmet kundër trupave amerikane janë shtuar në pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme, në sfondin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit. 


(Kosova Sot Online)