Administrata e Kuvendit të Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 17:50
Administrata e Kuvendit të Kosovës del me njoftim

Administrata e Kuvendit të Kosovës, njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se deri sot (e mërkurë) në orën 16:00, kanë aplikuar katër kandidatë: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini.

“Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës. Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)