Ferat Shala: Asnjë nga institucionet e shtetit nuk i ka vizituar minatorët në grevë, askush nuk është marrë me ta

  • E.k /
  • 26 October 2023 - 11:13
Ferat Shala: Asnjë nga institucionet e shtetit nuk i ka vizituar minatorët në grevë, askush nuk është marrë me ta

Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, ka thënë se askush nga institucionet nuk i ka vizituar minatorët e Trepçës që qe tri ditë janë në grevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Pse Qeveria frikësohet të komunikojë me minatorët”, ka thënë Shala.

“Ku është Qeveria sot kur minatorët janë në grevë. Asnjë nga institucionet e shtetit nuk i ka vizituar, askush nuk është marrë me ta, asnjë komunikatë zyrtare asnjë raport human sepse janë nën tokë. Pse Qeveria frikësohet të komunikojë me minatorët, kujt po i frikësohet apo është e vetëdijshme se i ka mashtruar keq dhe thellë? I ka mashtruar Qeveria sepse iu ka premtuar investime, zhvillim, rivitalizim, investime në teknologji dhe siguri në punë. Por, asnjë nga këto nuk i përmbajti”, tha ai.

(Kosova Sot Online)