Përparim Rama del me mesazh

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 19:55
Përparim Rama del me mesazh

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë ftesë për një takim këtë të shtunën, 28 Tetor 2023 - në orën 10:00 sheshin "Zahir Pajaziti" në aksionin e madh për pastrimin e kryeqytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në bashkëpunim me Ekipin Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it K8, "Let's Do It - Ta Pastrojmë Kosovën", Kompania Regjionale "Pastrimi" Sh.A, Trafiku Urban Prishtinë”, ka njoftuar i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Takimi: Sheshi "Zahir Pajaziti". Ora: 10:00. Fokusohemi tek hapësirat e ndotura publike:Vendndalimet e autobusëve, Parkingjet, Hapësirat përreth objekteve publike, Pajsijet logjistike si thasë, doreza, maska, ushqim, uji dhe transporti janë të SIGURUARA. Të dashur qytetarë, ejani nesër ta PASTROJMË PRISHTINËN”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)