
Ish-ambasadori amerikan: BE-ja duhet të ndalojë me të vërtetë së përkdheluri Vuçiqin

Edhe pse kanë kaluar mbi një muaj nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, ende nuk është marrë asnjë masë ndaj Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin”, ka thënë ai.
Interesting piece about Serbian participation a terrorist attack in Kosovo's Banjska that killed one police officer. The EU really needs to stop coddling Vucic. https://t.co/C0rRlCdeOS
— Ambassador Greg Delawie (@GregDelawie) October 29, 2023
(Kosova Sot Online)