IPK rekomandon suspendimin e 3 zyrtarëve policorë

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 21:51
IPK rekomandon suspendimin e 3 zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të cilët në një video të publikuar dyshohet se janë shoqëruar me persona me të kaluar kriminale, konkretisht shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së  ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza, transmeton "Kosova Sot Online".

Kësisoj IPK ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së, thotë IPK.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve  sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet  ndaj tre zyrtarëve policorë të cilët sipas publikimit të një video në media ku bazuar në këtë video dyshohet janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale (shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së  ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza).

Lidhur me rastin është informuar Prokuroria e Shtetit, ndërkaq në interes të zhvillimit të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë. Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së.

(Kosova Sot Online)