
Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Sot ka filluar bastisja nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ndërsa, dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thacit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.
Po ashtu, para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales.
(Kosova Sot Online)