Ministri shqiptar në Malin e Zi: Tërheqja e njohjes së Kosovës, një mision i pamundur

  • E.k /
  • 01 November 2023 - 09:26
Ministri shqiptar në Malin e Zi: Tërheqja e njohjes së Kosovës, një mision i pamundur

Ministri për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në Malin e Zi, Fatmir Gjeka, tha se ka shumë pak shanse që Mali i Zi ta tërheqë njohjen për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjeka tha se me informatat dhe me çfarë janë në kontakt ky është “mision i pamundur”.

“Për të ardhur te ajo ka shansa shumë të vogla, shansa minimale. Ajo është vetëm teorike, hipotetike. Me atë çfarë kemi përvojë politike, me çfarë kemi njohuri dhe me çfarë jemi në kontakt me shumicën dërrmuese, për të ardhur te ajo është e vështirë, një mision i pamundur”, tha ai.

(Kosova Sot Online)