OBSH mirëpret vendimin e Egjiptit

  • A.P /
  • 01 November 2023 - 19:05
OBSH mirëpret vendimin e Egjiptit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se e mirëpret marrëveshjen për dërgimin e personave të plagosur rëndë nga Gaza në Egjipt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne kemi punuar me Ministrinë e Shëndetësisë të Egjiptit për planifikimin e evakuimeve mjekësore dhe do të vazhdojmë të mbështesim”, tha ai, raporton BBC.

 

“Ne kemi nevojë për një përshpejtim të menjëhershëm në rrjedhën e ndihmës mjekësore të lejuar në Gaza. Spitalet duhet të mbrohen nga bombardimet dhe përdorimi ushtarak”, shtoi Ghebreyesus.


(Kosova Sot Online)