Ndërron jetë Ilir Qallapeku, ish-truproja e Hashim Thaçit

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 13:06
Ndërron jetë Ilir Qallapeku, ish-truproja e Hashim Thaçit

Ka vdekur ish-truproja e Hashim Thaçit, Ilir Qallapeku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka vdekur në një spital të Shkupit pas një sulmi në zemër.

Qallapeku ka qenë gjatë shumë vjetëve truproje e ish-kryeministrit gjegjësisht ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajmin për vdekjen e Qallapekut e ka publikuar vëllai i tij Mirsad Qallapeku.

“Njoftim mortor, sot na la vellau ynë, më i dashuri ynë ilir Qallapeku njëherit ish-ushtar i UÇK”.

(Kosova Sot Online)