Njësia elitare proteston sërish sot

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 07:41
 Njësia elitare proteston sërish sot

Pjesëtarët e njësisë speciale intervenuese e Policisë së Kosovës sërish sot do të ‘parakalojnë’ në shenjë proteste para objektit të Qeverise së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njësia Speciale Intervenuese pritet që edhe sot të protestojë para objektit të qeverisë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30

(Kosova Sot Online)