'Raportin e Progresit për Kosovën' - Szunyog ia dorëzon Konjufcës

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 18:19
'Raportin e Progresit për Kosovën' - Szunyog ia dorëzon Konjufcës

Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, e ka pritur sot në takim kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga i cili ka pranuar Raportin e Progresit për Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Kuvendi, pas dorëzimit të raportit ambasadori Szunyog theksoi se dokumenti paraqet një pasqyrë të zhvillimeve gjatë periudhës raportuese dhe identifikon sfidat për të ardhmen.

“Pasi falënderoi ambasadorin Szunyog për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Glauk Konjufca shprehu angazhimin për të punuar në drejtim të integrimeve evropiane, si rrugë e qartë për Kosovën.

Kryetari Konjufca tha se raporti do të jetë një dokument orientues për punën e Kuvendit, përderisa theksoi përkushtimin institucional për arritjen e objektivave të përcaktuara”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)