Përparim Rama del me njoftim

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 20:38
Përparim Rama del me njoftim

Se qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e Termokosit, ka treguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai njofton se 85% e konsumatorëve kanë pasur përmirësim të dukshëm të ofrimit të shërbimeve të ngrohtores së qytetit.

“92% e konsumatorëve të anketuar kanë pohuar se janë të kënaqur me shërbimet teknike të Ngrohtores, si dhe afro 70% e tyre pranojnë se janë të informuar mirë dhe me kohë për çdo intervenim teknik të Ngrohtores”, shkruan Rama.

Rama theksoi “ndërmarrjet tona gjithmonë në shërbim të qytetarëve”.

(Kosova Sot Online)