Pse avioni fluturoi me dy xhama të thyer?

  • a.p /
  • 10 November 2023 - 20:34
Pse avioni fluturoi me dy xhama të thyer?

Një avion i përdorur më parë nga Mbreti Charles dhe kryeministri britanik Rishi Sunak u detyrua të kthehej mbrapa kur anëtarët e ekuipazhit kuptuan se dy nga dritaret e tij mungonin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Airbus A321 u ngrit nga Aeroporti Stansted i Londrës me destinacion Orlando më 4 tetor me dy nga dritaret e tij të dëmtuara nga dritat me fuqi të lartë të përdorura gjatë një xhirimi filmi një ditë më parë, raportoi Independent.

Incidenti ndodhi një ditë pasi avioni u përdor për xhirime dhe dritat e fuqishme ishin vendosur afër për të “dhënë iluzionin e lindjes së diellit”, sipas kompanisë.

Aeroplani i Titan Airways mbante 11 anëtarë të ekuipazhit dhe nëntë pasagjerë, të cilët ishin punonjës të linjës ajrore dhe kompanisë së udhëtimeve luksoze.

Një anëtar i ekuipazhit vuri në dukje pas ngritjes se mbyllja rreth njërës prej dritareve po “trokiste” dhe se zhurma në kabinë ishte “mjaft e madhe sa ai nuk mund të dëgjonte asgjë”.

Ekuipazhi thuhet se zbuloi se dy nga dritaret, xhamat e brendshëm dhe të jashtëm, mungonin dhe se vetëm xhamat plastike ishin në vend.

Pilotët ndërprenë ngjitjen e avionit, ulën shpejtësinë dhe u kthyen në Londër. Nuk kishte “indikacione jonormale” në kabinë dhe kabina mbeti nën presion “normalisht”.

 

(Kosova Sot Online)