Ja pse çuditet me opozitën Rozeta Hajdari

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 21:47
Ja pse çuditet me opozitën Rozeta Hajdari

Veprimin e opozitës, që çoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Investime të Qëndrueshme, e ka komentuar ministrja Rozeta Hajdari, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se habitet nga ky veprim i opozitës, që sipas saj, po tenton që ta bllokojë këtë ligj, e të cilin Raporti i Progresit i Komisionit Evropian e vlerësoi si progres për vendin tonë.

“Se çka e pengon opozitën Ligji për Investimet e Qëndrueshme, i miratuar në Kuvend më datë 19 tetor, do të duhej të na e thonin ata, por kuptohet qartë se ata nuk i pengon ligji në fjalë por puna dhe vendimet e mira të kësaj Qeverie, prandaj as s'kanë çfarë të thonë, por vetëm të na vonojnë investimet e qëndrueshme në pritje për të sjellur zhvillim ekonomik dhe punësim të denjë për qytetarët tanë.

Është për t’u habitur se si disa opozitarë, ngrisin zërin kinse për të mirën qytetare, por kur një ligj për të mirën qytetare sillet në tavolinë, ata e përbuzin pa e menduar pikërisht dëmin që iu shkaktojnë qytetarëve dhe Republikës së Kosovës” shkroi ndër tjera ajo.

(Kosova Sot Online)