Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 09:03
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale shiu, parashikohet të mbaj sot në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reshjet do të jenë më të shprehura pasdite dhe në mbrëmje. Reshjet e shiut pushojnë mëngjesin e së hënës, ku më pas do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat sot do të sillen në mes 6 deri në 12 gradë celsius.

(Kosova Sot Online)