Moti i vranët dhe me intervale me diell

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 08:09
Moti i vranët dhe me intervale me diell

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo javë parashihet të jetë tipike vjeshtore, nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shumë zona.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius.

Në viset me lartësi mbidetare mbi 1100m parashihen edhe ngrica të dobëta.

(Kosova Sot Online)