IKSHKP: Cilësia e ujit në Badoc është përmirësuar

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 11:38
IKSHKP: Cilësia e ujit në Badoc është përmirësuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka japur detaje rreth cilësisë së ujit në Liqenin e Badocit, duke thënë se cilësia e ujit është më e mirë dhe pritet që të ulen vlerat e manganit, përcjell "Kosova Sot Online".

IKSHPK bën të ditur se uji që merret nga Badoci mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera.

“Analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqe është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu. Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, thuhet në një njoftim.

(Kosova Sot Online)