Policia e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 17:55
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në hyrje të pikëkalimit kufitar në Jarinjë ka kontrolluar një kamionetë e cila po transportonte vetura me targa të huaja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit, shoferi me qëllim të “dhënies së ryshfetit” brenda lejes së  qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë euro.

Ndaj tij është iniciuar në procedurë të rregullt rasti “Dhënie e ryshfetit”, me që rast edhe kartëmonedha sekuestrohet për procedura të mëtejme

Gjithashtu, sot rreth orës 11:00, në kudër të planit operativ “Goditja” në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Merdar, në automjetin Citroen, me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë, pas ndalimit dhekontrollit është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes, si në vijim:

– 02 dy orë dore;

– 07 shtatë parfuma;

– 06 gjashtë palë Këpucë (patika);

– 01 palë trenerka komplet;

– 11 palë pantolla firma të ndryshme;

– 02 dy jakne si dhe

– 02 këmisha;

Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejm dhe procedura ligjore.

(Kosova Sot Online)