Sot moti i vranët dhe me shi

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 08:04
Sot moti i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

(Kosova Sot Online)