Berisha: Ne padyshim do të fitojmë!

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 20:15
Berisha: Ne padyshim do të fitojmë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka ngritur kushtrimin se sot është koha të përballemi me të gjitha mundësitë dhe mënyrat me një narkodiktator, i cili konfiskon Kushtetutën.

Berisha theksoi se kjo protestë e deputetëve të opoztiës ne parlament është një betejë pa kthim dhe se demokratët do të fitojnë.

Berisha: Ajo protestë, rreth 1-mujore e deputetëve, siç e patë, ndriçoi në të gjithë botën sepse dihet se ç’do të thotë t’i mohosh deputetit, krijimin e komisionit.

Krijimi i komisionit, në rrafshin e të drejtës kushtetuese, është një veto që sovrani i jep pakicës. I jep një veto që nuk e pyet shumicën. Nuk ia jep një deputeti, por ua jep 35 deputetëve së bashku.

Por kur firmosin 35, ata në atë komision janë të pavarur, varen nga ligji dhe Kushtetuta. Prandaj ishte jehona e jashtëzakonshme e episodit në parlament.

Por sot është koha e shembullit, është koha të përballemi me të gjitha mundësitë dhe mënyrat me një narkodiktator, i cili konfiskon Kushtetutën. Konfiskon të drejtat kushtetuese të opozitës.

(Kosova Sot Online)