Shtatorja e veprimtarit Adem Demaçi zbulohet sot në këtë vend

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 09:05
Shtatorja e veprimtarit Adem Demaçi zbulohet sot në këtë vend

Sot duke filluar nga ora 13:00 në sheshin e qytetit në Podujevë, mbahet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për ta madhështuar këtë ngjarje pjesëmarrës në këtë manifestim do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, familja e bacës Adem dhe bashkëveprimtarë të bacës nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik 2018 ndërroi jetë.

(Kosova Sot Online)