Tahiri kërkon nga Qeveria rishikimin e buxhetit 2024 para finalizimit

  • E.K /
  • 01 December 2023 - 14:20
Tahiri kërkon nga Qeveria rishikimin e buxhetit 2024 para finalizimit

Shefi i Grupit Parlamentarn të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reflektoj edhe njëherë deri në finalizimin e buxhetit të vitit 2024, i cili pritet të shqyrtohet pas dy javësh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi se Qeveria duhet të plotësojë kërkesat e Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, veteranëve dhe kategorive esenciale.

“Seancat e radhës do të mbahen pas dy jave kur do ta kemi për shqyrtim buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. Kërkojmë nga partia në pushtet që të reflektoj për pagesën e Policisë së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, kërkesave të disa kategorive esenciale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, karshi kërkesave të veteranëve, që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti ku janë në komision dhe të plotësohen këto kërkesa”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)