Vjehrri i Liridona Murselit e thyen heshtjen

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 18:09
Vjehrri i Liridona Murselit e thyen heshtjen

Vjehrri i Liridona Murselit, e cila u vra të mërkurën mbrëma, Shaban Murseli, ka treguar një version të tij se si ka ndodhur ngjarja gjatë një grabitjeje të dyshuar që ndodhi në dalje të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se reja e tij kishte rezistuar ta dorëzojë çantën e saj ku kishte disa para dhe se s’ka mundur të ikë meqë është “ngatërruar pak” me rripin e sigurisë në veturë.

“Versioni më i saktë është që ka rezistu me dorëzu çantën e krahun, aty i ka pasë ca të holla, një shumë të konsiderueshme të të hollave. I ka gjuajt fëmijët prej kerrit edhe në gjuhën suedeze iu paska pasë thonë “ik”. Por, mesa duket është ngatërru pak edhe me rripin e sigurisë”.

(Kosova Sot Online)