Blinken del me deklaratë të fortë

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 19:00
Blinken del me deklaratë të fortë

Sekretari amerikan i Shtetit, Anton Blinken, thotë se Hamasi mban përgjegjësi për përfundimin e armëpushimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Hamasi refuzoi angazhimet e marra. Edhe para se të mbaronte pauza, ai kreu një sulm mizor terrorist në Jerusalem, duke vrarë tre persona”, u tha Blinken gazetarëve ndërsa hipte në aeroplanin e tij në Dubai.

Blinken shton se Hamasi nuk i përmbushi obligimet e marra për sa i përket lirimit të pengjeve të veçanta dhe se ShBA mbetet “e fokusuar intensivisht” në lirimin e pengjeve, shkruan BBC.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bashkuar të gjithë me familjet e tyre, duke përfshirë ndjekjen e procesit që kishte funksionuar për shtatë ditë,” thotë Blinken, duke vazhduar se puna po vazhdon “pothuajse orë pas ore” .

(Kosova Sot Online)