Rama takohet me kryetarin e Budapestit

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 21:50
Rama takohet me kryetarin e Budapestit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me kryetarin e Budapestit, Karacsony Gergely, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se gjatë takimit ata biseduan për mobilitetin, zhvillim e qëndrueshëm dhe se si me mënyrat e përbashkëta mund t’i përmirësojnë mjediset urbane.

Kënaqësi të takonim kryetarin e Budapestit të Hungarisë, Karácsony Gergely, me të cilin biseduam për mobilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm si dhe mënyrat se si mundemi bashkërisht si dy kryeqytete të përmirësojmë mjediset tona urbane me ndërhyrje të shpejtë e kosto minimale të investimeve. U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe më tutje.

(Kosova Sot Online)