Leonard Ademaj tregon për bisedën e fundit me familjen e Naim Murselit

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 14:56
Leonard Ademaj tregon për bisedën e fundit me familjen e Naim Murselit

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra të mërkurën, ishte sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aty ku tre të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij, përfshirë bashkëshortin e saj, u paraqitën për herë të parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga atje, Ademaj tregoi për komunikimin e vetëm që kishin pasur pas krimit me familjen e Naim Murselajt, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij.

“Nuk kemi asnjë informacion me familjen e atyre. Ditën kur e kanë arrestu Naimin na kanë thirrë në telefon na kanë thënë është edhe dy ditë e pame. Edhe këtu është bë një keqkuptim, se kanë thënë dy ditë i ka jep afat ose diçka, besë, ajo nuk është e vërtetë. Ai i ka thënë i kemi edhe dy ditë të pame. Baba i ka thënë mbajeni të pamen qysh e keni pasë. Dhe asnjë sen tjetër nuk ka pasë”, tha ai.

Leonard Ademaj tha se besojnë në drejtësi dhe se do të presin drejtësi për vrasjen mizore të Liridona Ademajt.

(Kosova Sot Online)