Fushë Kosovë: Digjen orët e rrymës në një objekt banesor, policia po heton rastin

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 10:30
Fushë Kosovë: Digjen orët e rrymës në një objekt banesor,  policia po heton rastin

Në një objekt banesor në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it.

Rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura, janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)