Kërkohet shkarkimi i kryetarit në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 15:41
Kërkohet shkarkimi i kryetarit në Mitrovicën e Veriut

Kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkim të kryetarit Erden Atiq, e ka pranuar kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Uglanin tha se ka pesë ditë kohë që të vendosë nëse duhet ta pranojë apo refuzojë këtë kërkesë.

Ai bëri të ditur se në kërkesë thuhet se komuna nuk është funksionale dhe se nuk po kryhen në nivel të duhur shërbimet ndaj qytetarëve.

“Po kam pranuar pak më herët, por do të shqyrtojë kërkesën , kam afat kohor pesë ditë. Do ta njoftoj MAPL’në, KQZ’në dhe kryetarin që e kam pranuar kërkesën, por unë si kryesues i kuvendit komunal do të ndërmarrë hapa konkrete a do të refuzoj apo pranoj kërkesën. Kërkesa thotë që komuna nuk është funksionale dhe nuk po i kryen shërbimet qytetarëve në nivel të duhur. Ata si iniciatorë nuk mund të merren se a funksionon komuna dhe a është shërbimi në nivel të duhur a jo”, tha ai.

(Kosova Sot Online)